Kosovë
Kurti: Qysh nesër në mëngjes do ta thërras LDK-në për formimin e koalicionit

Albin Kurti, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherit kandidat për kryeministër i cili i prin garës për të parin e Kosovës ka thënë se partner të koalicionit e sheh LDK-në
“Unë si kryeministër i ri preferoj që qeveria e ardhshme të jetë stabile, e shoh partner LDK-në dhe sa më parë të fillojmë bisedimet për formimin e këtij koalicioni. Sonte s’do t’i thërras, por qysh nesër në mëngjes”, ka thënë Kurti për TV Dukagjinin.
VV tashmë ka nisur festën në shumë qytete ka nisur festa.




















