Connect with us

Kosovë

Prokuroria interviston Bahtirin për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit

Publikuar

Kryetari i komunës së Mitrovicës së Jugut, Agim Bahtiri, është intervistuar për shkak të dyshimit për nxitje të përçarjes dhe mos durimit.

Bahtiri paralajmëroi “konflikt vëllavrasje” nëse formohet pa Lëvizjen Vetëvendosje një shumicë e re parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Qeveria e re do të bëhet kur bëhen zgjedhjet dhe sot ia tregojmë secilit vendit. Qeveri të re nuk ka prej 6 tetorit deri në zgjedhje, mos hini në një konflikt vëllavrasje sepse ne nuk e kemi ndërmend me leshu me na vjedh dikush pushtetin”, u shpreh Bahtiri mëngjesin e së hënës.

Më poshtë mund ta lexoni njoftimin e plotë të Prokurorisë:

Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton publikun që me urdhër të prokurorit kujdestar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, është intervistuar sot Kryetarii komunës së Mitrovicës së Jugut A.B., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka filluar hetimet ndaj A.B., pasi që dyshohet se i njëjti në një lidhje të drejtpërdrejtë në njërin nga televizionet kosovare ka deklaruar se “Presidenti t`i shpallë zgjedhjet, ndryshe mund të ketë vëllavrasje“, me çfarë dyshohet se ka kryer veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit”, nga neni 141 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, A.B,. ështëlëshuar në procedurë të rregullt.

NA NDIQ NË FACEBOOK