Connect with us

Kosovë

Mustafa: Dikur asnjë reagim nga BE për sulmet e VV’së ndaj Kuvendit e shtëpisë sime, tash thonin të mos bie Qeveria

Publikuar

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa ka thënë se është e papranueshme mosreagimi i vendeve evropiane kur Vetëvendosje hidhte gaz e mollotov në Kuvend, e sulmonte shtëpinë e tij në Prapashticë, ndërkohë që tash kërkonin mos rrëzim të Qeverisë, transmeton Periskopi

‘’E paarsyeshme kur VV bënte sulme në Kuvend, hidhte gaz lotsjellës, mollotov, sulmonte shtëpinë time, nuk kishte zëra nga BE që të dënonin këtë veperime. Në një moment u cuan të gjithë ta mbronin dhe thonin që nuk duhet të bie Qeveria’’, ka thënë ai në RTK.

Kujtojmë që shtetet e QUINTIT dhe BE dolën me deklarata duke bërë thirrje që të mos rrëzohet Qeveria me mocion./PERISKOPI/

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK