Uncategorized
Rriten rastet në Iran/ 144 viktima në 24 orët e fundit, numri total i vdekjeve shkon në 2.378

Irani është një tjetër vend në botë i prekur rëndë nga virusi vdekjeprurës COVID-19. Së fundmi sipas mediave të huaja mësohet se rastet e reja të koronavirusit janë rritur në Iran. Deri më tani janë regjistruar 32.332 persona të infektuar, ndërsa numri i vdekjeve në të gjithë territorin e Iranit ka shkuar në 2.378.
Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 144 viktima, ndërsa ditën e djeshme u regjistruan 157 të vdekur .
Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë në vend, ku përmendet ndër të tjera se gjatë ditëve të fundit ka pasur një rritje të konsiderueshme si të numrit të të infektuarëve edhe të viktimave, duke vështirësuar gjithmonë e më shumë situatën.
Më poshtë është numri i të vdekurve për pesë ditët e fundit:
26 Mars – 157 viktima
25 Mars- 143 viktima
24 Mars – 122 viktima
23 Mars- 127 viktima
22 Mars – 129 viktima
Nga këto shifra shihet një rritje e konsiderueshme e viktimave të koronavirusit nga dita në ditë, ku tashmë numri total ka shkuar në 2378 të vdekur.
Ndërkohë edhe në Europë, gjendja nuk është e mirë pasi përhapja vazhdon ende me të njëjtën shpejtësi. Bllokimi i pjesshëm në Gjermani do të vazhdojnë edhe për pak kohë. Italia dhe Spanja vijojnë më shifra të frishme të vdekurisht çdo ditë. Deri më tani Italia ka shënuar 80,589 të infektuar, ndërsa Spanja ka 4858 viktima dhe 64,059 të infektuar.
Burimi: Theguardian






















