Connect with us

Lajme

Nxënësit e Bardhit, MASH-i këmbëngul se ka fonde për shkollën

Publikuar

Një ditë pas kronikës së Tv Alsat, për historinë rrëqethëse të nxënësve të Bardhit të cilët ndjekin mësimin në Kosovë, Ministria e Arsimit thotë se janë ndarë fonde për ndërtimin e shkollës në Bllacë, por sipas ministrit Ademi është duke u pritur kërkesa e komunës së Çuçer Sandevës. Kryetari i kësaj komune Jovan Pejkovski ndërkohë ishte i pakapshëm për t’u përgjigjur për atë se deri ku është procedura për shkollën e Bardhit.

Për herë të parë në vitin 2019 në Ministrinë e Arsimit parashihen mjete për ndërtimin e shkollës në Bllacë të Poshtme në lagjen Bardhi. Kështu që shumë shpejtë do të përfundojnë procedurat sa i përket revizionit të dokumentacionit teknik. Nga Komuna e Çuçer Sandevës ka gatishmëri që menjëherë të japin lejen e ndërtimit që të mund të shpallim tender për ndërtimin e shkollës Bardhi.

Nga buxheti i vitit 2019, të cilin program e kemi kaluar në janar, por fatkeqësisht deri më sot nuk kemi arritur të shpenzojmë nga ato mjete për shkak të filtrave procedural dhe pengesave administrative që uroj se shumë shpejtë do tejkalohen- Sdeklaroi Arbër Ademi, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Por edhe përkundër pohimeve të ministrit Ademi se Çuçer Sandeva ka gatishmëri për zgjidhjen e problemit, prindërit ndër vite e pohojnë të kundërtën. Ata këmbëngulin se kreu i Komunës, Pejkovski, asnjëherë nuk ka qenë i gatshëm që ta zgjidh këtë çështje.

Përderisa, pushteti lokal dhe ai qendror zotohen se do të ndërtojnë shkollën, gjeneratat të tëra fëmijësh të kësaj lagje rriten, nisin klasën e parë, madje edhe e mbarojnë shkollën fillore. Si rezultat i vështirësive, disa nxënës të ciklit të lartë fillor janë transferuar në shkollat e Shkupit. Një prej tyre është Lorik Azemi, nxënës i klasës se gjashtë që tashmë ka nisur mësimet në shkollën fillore “Penko”.

“Unë prej në shkollë të Hanit të Elezit kam ardhur te Penko. Sot ishte një ditë e mirë për mua sepse shokët dhe shoqet më kanë pritur shumë mirë”

Televizioni Alsat prej vitesh ka raportuar për këtë problematikë. Fëmijët e Bardhit me gjenerata të tëra kanë kaluar kufirin edhe ilegalisht përmes brezit të gjelbër, vetëm që mos të mbeten të pa shkolluar. Ata, me vite të tëra kanë qenë të detyruar të përshkojnë nga 5 kilometra në këmbë. Ecjen në rrugën me baltë e shkurre, dhe përballjen me policinë kufitare e ka përjetuar edhe Loriku që nga klasa e parë. Tre vite më parë kur ai akoma mësonte përtej kufirit rrëfente rrugëtimin e mundimshëm për të mbërritur në Han të Elezit.

“Shkolla është në Hanin e Elezit, ju nga shkoni në shkollë? Shkojmë nga ajo vrima. A është rruga e keqe. Baltë është…A ke shumë shokë që shkoni në shkollë? Po, 20 janë ose më shumë.”
Arsimi fillor në Maqedoni është i garantuar me kushtetutë, por nxënësit shqiptar të lagjes Bardhi janë të privuar me vite të tëra nga kjo e drejtë kushtetuese. Ata vazhdojnë që çdo ditë kalojnë ilegalisht pikën kufitare vetëm për të ndjekur mësimin. Në mungesë të shkollës në vendlindjen e tyre, ata me furgon të cilin e paguajnë vetë, shkojnë në Shkollën Fillore “Ilaz Thaçi” në Hanit të Elezit.

Problemet tjera iu shfaqen kur dëftesat e tyre i marrin si nxënës të Republikës së Kosovës, por janë shtetas të Maqedonisë së Veriut. Ndonëse, disa prindër kanë vendosur që me shpenzimet e tyre fëmijë t’i dërgojnë nëpër shkollat e Shkupit, të tjerët kanë mbetur në pritje të ndërtimit të shkollës së re. Ose thënë ndryshe, në mëshirë të fatit! /Alsat-M/

Lajme55 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK