Kosovë
Pallaska: Kurti po e rrezikon shëndetin e qytetarëve me vendimin për ndihmat sociale

Avokati i njohur kosovar, Dastid Pallaska, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e rrezikon shëndetin e qytetarëve me vendimin për të shpërndarë ndihmat sociale në kundërshtim me rekomandimet e IKSHP për parandalimin e COVID-19.
Ai thotë se një vendim i tillë popullist dhe i pamenduar I Kurtit do të bëjë më shumë dëm se sa që do të përfitojë dikush.
Ky reagim i Pallaskës vjen pas raportimeve të shumta se nëpër qytete të ndryshme të Kosovës po shihen radhë të gjata njerëzish teksa presin për të marrë asistencën sociale. Ndërkohë nuk respektojnë rekomandimet për mbajtjen e distancës, me qëllim të përandalimit të përhapjes së koronavirusit.
“Vendimi i pamenduar i Kryeministrit për të shpërndarë ndihmat sociale në kundërshtim me masat parandaluese për përhapjen e virusit – duke rrezikuar kështu shëndetin e përfituesve – është shembulli më i mirë se dëmi i popullizmit është shumëfish më i madh se përfitimi”, ka shkruar Pallaska,





















