Kosovë
Haki Abazi i bindur: Kushtetuta e lejon kufizimin e lirisë së lëvizjes

Zëvendëskryeministri Haki Abazi ka thënë se vendimi i marrë sonte nga ana e Qeverisë për kufizim të lëvizjes së qytetarëve është kushtetues.“E kuptoj shqetësimin e Presidentit sepse siç duket ai ka plane të tjera duke mos i marr për bazë interesat e qytetarëve. Të gjithë ekspertët shëndetësor thonë këto dy javët janë kritike dhe praktikat kanë treguar se ndalimi i lëvizjes e ndalon përhapjen e virusit”.
“Me rëndësi është të mbrohet shëndeti publik. Neni 55 i Kushtetutës e lejon kufizimin e lirisë së lëvizjes”, ka thënë Abazi për Klan Kosova.
“Neni 55 autorizon kufizimin e lirisë së lëvizjes. Kufizimi është i domosdoshëm për mbrojtjen e shëndetit publik. Pa u vendosur kufizimet nuk mund të luftohet virusi. Të gjitha shtetet tjera si Italia, Gjermania, Shqipëria kanë vendosur kufizime”.Abazi ka thënë se vendimi i sontëm të cilin e kundërshtoi Presidenti Hashim Thaçi duke thënë se është antikushtetues është i përqendruar në interesin publik dhe i bazuar në ligjet e vendit, në një situatë të pazakontë.
“Qëndrimet e Presidentit dhe PDK-së janë në rrjedhojë e sifidimit të rezultateve të zgjedhjeve -mospranimit të rezultatet dhe shkurtimi i kapaciteteve të Qeverisë për ta mbrojtur interesin publik. Presidenti po mundohet të përfitojë nga situata”.






















