Lajme
Koronavirusi, testohen edhe nëntë persona të tjerë

Në Maqedoni zyrtarisht mbeten 12 persona të infektuar nga koronavirusi. Ministri i shëndetësisë Filipçe njoftoi se janë testuar 9 pacientë të dyshuar, 6 prej tyre nga Dibra, një shtetas i huaj dhe 2 të tjerë shtetas të Maqedonisë të cilët ditë më parë ishin kthyer nga Spanja.
Është përkeqësuar gjendja shëndetësore e pacientes së parë nga Dibra e cila nga orët e mëngjesit është vendosur në aparat për frymëmarrje artificiale bashkë me terapinë e duhur. Në mesin e 4 pacientëve të rinjë të infektuar nga Dibra gjendet edhe një fëmijë I moshës 15 vjeçare. Të gjithë kanë pasqyrë të lehtë klinike. Vetëm pak çaste para fillimit të konferencës edhe dy pacientë të tjerë, shtetas të vendit tonë kanë treguar që kanë qenë në Spanjë dhe në ndërkohë janë paraqitur për shkak të ngritjes së temperaturës- deklaroi Venko Filipçe, ministër I Shëndetësisë.
Ndërsa njoftoi për gjendjen e fundit të pacientëve të prekur më korona virus, ministri Filipçe propozoi mbylljen e plotë të qendrave tregtare. Ndërkohë këto të fundit dolën me njoftim se do të punojnë me orar të shkurtuar nga ora 11 deri në orën 19. Barnatoret brenda tyre do të jenë të hapura deri në orën 22. Furrave të bukës u propozohet të punojnë sipas sistemit të sporteleve.
Në bisedë me anëtarët e Komisionit për sëmundje infektive I rekomandojmë Qeverisë që plotësisht të mbyllen të gjitha qendrat tregtare sepse supozohet se janë vende me rrezik të lartë për përhapje të infeksioneve.Kur bëhet fjalë për furrat e bukës, ato I kanë larguar tavolinat brenda objektit. Rekomandohet, nëse është e mundur që gjithë procesin e punës ta organizojnë përmes sisitemit të sporteleve. Nëse është e mundur fare mos të lejohet hyrja në hapsirat e furrës- tha Venko Filipçe, ministër I Shëndetësisë.
Nga Ministria e Shëndetësisë sërish apeluan që qytetarët të qëndrojnë në shtëpi dhe mos të dalin pa nevojë, të mos mbushin kafenetë dhe të mos dërgohen fëmijët nëpër këndë lojërash.
Melihate Rustemi
.
















