Connect with us

Lajme

Nuk ka raste të reja me koronavirus, priten rezultatet e 7 testimeve

Publikuar

më

Shtatë pacientë të rinj janë testuar për koronavirusin. Rezultatet e tyre do të bëhen të ditura gjatë ditës. Bëhet fjalë për pacientë nga Shtipi, Kumanova, Tetova, Kërçova dhe Ohri të cilët para disa ditësh ishin kthyer nga Zvicra, Austria dhe Gjermania. Në mesin e shtatë personave që testohen janë edhe dy gra shtatzëna nga Dibra.

 Dy gra shtatzëna nga Dibra, njëra është sjell në spitalin e Ohrit dhe tjetra këtu në Shkup. Të dyja janë në repartin e izolimit, me gjendje stabile, nuk janë në terminin e lindjes. I kemi sjell këtu që ti kryejnë testet dhe ti përgatitim për lindje- deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësië.

Sa i përket pacientëve terë që kanë rezultuar pozitiv në koronavirus, Filipçe tha se janë në gjendje stabile.

 Vetëm pacientja e parë nga Dibra është në aparat për frymëmarrje. Të gjithë pacientët tjerë janë me pasqyrë të lehtë klinike duke përfshirë edhe pacientin 15 vjçar. Të gjithë janë të vendosur në repartin për izolim- tha Venko Filipçe, ministër I Shëndetësisë.

Filipçe njoftoi se pas takimit më drejtorët e klinikave është vendosur për mobilizim të gjithë personelit mjekësor në të gjitha institucionet shtetërore poashtu edhe ato private. Klinikat nuk do të mbajnë kolegiumet e tyre, do të koordinohen me telefon. Të gjitha intervenimet janë anuluar përveç rasteve urgjente dhe rastet malinje tek të cilët nuk ka hapësire për anulim. Në dispozicion është edhe spitali i fëmijëve Kozle.

Spitali i fëmijëve në Kozle, do të përgatitet plotësisht të pranojë fëmijë në rast se eventualisht preken nga korona virusi. Të gjithë të hospitalizuarit momental gjatë ditës së sotme dhe të nesërme do të transferohen për kurim në Klinikën e pediatrisë me qëllim që fëmijët të jenë të izoluar nga të rriturit- pohoi Venko Filipçe, ministër I Shëndëtësisë.

Në Dibër është caktuar një koordinator i shërbimit për sëmundje infektive, profesor nga Klinika Infektive në Shkup. Ai do të qëndrojë atje dhe do të organizojë punën dhe aktivitetet shtesë me 5 pacientët e infektuar dhe të testuarit e rinj. Filipçe njoftoi se gjendja në Dibër dhe Qendrën e Zhupës është e qetë dhe stabile. Sipas raportit të MPB-së nuk ka pasur prishje të rendit dhe qetësisë. Punonjësit policor kanë kryer kontrolle të rregullta në kafene, bastore dhe klubet e natës. Masat ndaj banorëve dhe makinave po zbatohen gjithashtu. Rreptësishtë është e ndaluar dalja nga këto komuna ndërsa furnizimi me ushqim dhe ilaçe po realizohet pa problem.

Melihate Rustemi                           

.

Shqipëri4 minutes ago

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

Lajme1 hour ago

Rrahmani: Ka kaluar koha e dorëheqjeve, tani është koha e shkarkimeve

Maqedoni2 hours ago

Kostovski përdor patronatin e shkollës “Penko” për politikë, drejtoresha kritikohet nga prindërit!

Shqipëri3 hours ago

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Lajme4 hours ago

“Mendoj se ka ardh koha”: Deputeti i LDK-së pritet të kandidojë për kryetar të partisë

Maqedoni5 hours ago

Biblioteka e re e Tetovës 80% gati, por me dyer të mbyllura! Miliona denarë e premtime pa afat për objektin e Teatrit dhe Bibliotekës

Shqipëri6 hours ago

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Lajme7 hours ago

Ramaj: Policia kishte përgjegjësi ta mbronte Arlindën, jo vetëm ta dërgonte në shtëpi

Maqedoni7 hours ago

Bogojevski: “Shqiptarët nuk i lejojnë gratë të turpërohen në kafene”, sulmon burrat maqedonas dhe kërkon kontrollin e grave

Kulturë7 hours ago

Mexhiti në promovimin e librit “Fragmente të arkitekturës bashkëkohore shqiptare”: Arkitektura është pjesë e identitetit tonë

Maqedoni7 hours ago

Limani: Kemi realizuar mbi 45 projekte, tani në fokus bulevardi “Vëllezërit Gjinoski”, ura te Gjykata dhe investimet në vendbanime

Lajme7 hours ago

Agim Islami: Ai që ka para dhe fuqi politike del në liri edhe pse ka vjedh, ata që s’kanë, kalben në burg pa asnjë faj!

NA NDIQ NË FACEBOOK