Ndryshe
E KONFIRMUAR: Shkencëtarët britanikë vërtetohet se janë tepër afër zbulimit të vaksinës kundër Koronavirusit

Më herët u raportua një lajm i pakonfirmuar se disa shkencëtarë në Londër ishin afër zhvillimit të vaksinës për Covid-19shit, që deri tash ka vrarë mbi 5 mijë e 600 njerëz.
Vaksina ka rezultuar e suksesshme tashmë në minj, dhe mund të jetë e gatshme për t’u përdorur prë testime te njerëzit në muajin qershor, shkruan britanikja Metro, përkthen Periskopi.
Eksperimentet po udhëhiqen në Kolegjin Imperial të Londrës nga dr.Robin Shattock. Ata kanë bërë thirrje për fonde të reja por kanë thënë që vaksina mund të mos jetë e gatshme deri në vitin tjetër.
“Kam marrë rezultate për një muaj dhe i kam injektuar te minjtë. Mund të them se po punon shumë shumë mirë.” – tha dr.Paul McKay. Ekipi tashmë po punon me shkencëtarët në Paris për të përcaktuar efektshmërinë e vaksinës te majmunët. Por, në mënyrë që vaksina të dalë më herët në përdorim te njerëzit, ata kanë kërkuar më shumë fonde nga Këshilli Kërkimor Mjekësor. Deri tash në Kosovë janë prekur 5 njerëz me Koronavirus.





















