Connect with us

Kosovë

Kurti: Nuk e dijmë se çka do të ndodhë me përhapjen e koronavirusit

Publikuar

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur në seancën e jashtëzakonshme për votimin e buxhetit.

Kryeministri aty ka folur edhe për situatën e fundit të krijuar me përhapjen e koronavirusin.

Ai tha se janë duke bërë përpjekje që të ulet shpejtësia dhe gjeografia e përhapjes së virusit.

“Do të tentojmë ta ulim shpejtësinë dhe gjeografinë e përhapjes së këtij virusi. Nuk e dijmë se çka do të ndodhë me përhapjen e koronavirusit. Edhe në këtë sallë jemi kundër rregullave të IKSHP-së. Ne po bëjmë maksimumin tonë me angazhime të pandërprera”, tha kryeministri Kurti.

Kurti tutje tha se buxheti i nevojitet Kosovës në atë formë që të ketë edhe buxhet emergjent kundër përhapjes së koronavirusit.

“Neve na nevojitet buxheti për vitin 2020 për të pasur një buxhet emergjent. Duke pasur parasysh këtë rrethanë në të cilën ndodhemi, unë kërkoj që sot ta kalojmë buxhetin, dhe duke theksuar në fund që ky buxhet nuk është i ri, ashtu siç është qeveria e re”, tha kryeministri.

NA NDIQ NË FACEBOOK