Shëndetësi
Ministria e Shëndetësisë: Nuk ka raste të konfirmuara me koronavirus në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë iu bën thirrje të gjitha mediave që të kenë konsideratë për ndjeshmërinë e situatës rreth koronavirusit Covid-19 dhe të marrin gjatë raportimit të tyre për bazë vetëm informacionet e dhëna nga institucionet zyrtare të Kosovës.
Kjo ministri ka njoftuar se deri më tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, njofton Klan Kosova.
“Të gjitha rastet e dyshimta gjatë ditës së sotme, janë duke u testuar në Laboratorin e Mikrobiologjisë Humane në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike, dhe janë duke u proceduar sikurse edhe rastet e ditëve të kaluara”.
“Me të përfunduar të testimit, publiku do të njoftohet zyrtarisht për rezultatet”.
klankosova.tv





















