Kosovë
Mjeku Shala tregon për gjendjen e 22-vjeçares që u soll në QKUK

Një vajzë e moshës 20 vjeçare nga Gjakova, është dërguar sonte me urgjencë në Klinikën Infektive të QKUK-së.
Sipas Hilmi Shalës, ushtrues i detyrës së drejtorit të Spitalit rajonal të Gjakovës, pacientja është referuar me shenja të gjendjes gripoze në spital nga kujdesi primar.
Pak më parë u raportua në media se një vajzë nga Gjakova, 20-vjeçare, është nisur për QKUK nën dyshimin se është prekur nga koronavirusi.
”Njoftim
Pacientja është referuar nga kujdesi primar në Spitalin e Gjakovës , me shenja të gjendjes gripoze.
Mjeku kujdestar në bazë të anamnezës dhe shenjave e ka referuar për në Kliniken Infektive në QKUK për teste. Nuk ka asgjë te vërtetë ne ato qe thuhen në portale.
Me respekt,
Hilmi SHALA”



















