Kosovë
Thaçi: Kurti njëherë është marrë me djalin tim, tash po merret me djalin e Trumpit

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ka quajtur ‘dëshirë të djalit të Trumpit’ kërcënimin amerikan për tërheqje të trupave amerikane nga Kosova.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi, në një konferencë për media u pyet nga gazetarët lidhur me këtë deklaratë të Kurtit.
Presidenti tha se duket se Albin Kurti e ka obsesion të merret me fëmijët e presidentëve, duke përmendur rastin kur Kurti ishte marrë me djalin e tij, shkruan Periskopi.
“Ai njëherë merret me djalë timin, tash me djalë të Presidentit Trump”, tha Thaçi.
Ndërsa shtoi se qëndrimet e zyrtarëve të Amerikës qoftë të kogresmenëve, qoftë të senatorëve, qoftë të njerëzve përreth Presidentit Trump, nuk mund të konsiderohen individuale.
“Mendoj që duhet të jemi shumë koshient shumë të përgjegjshëm, të mendojmë për të sotmen dhe të ardhmen e gjeneratat e ardhshme”, tha Thaçi.
Albin Kurti sa ishte në opozitë kishte përmendur djalin e Presidentit Hashim Thaçit dhe vajzën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq në një kontekst mjaft banal.
Duke diskutuar rreth kufirit të Kosovës dhe Serbisë, Kurti kishte thënë se Thaçi e Vuçiqi po I konsiderojnë tokat e dy shteteve si të ishin prona të tyre, dhe se ‘ka mbetur vetëm që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit”.
“Dhe këta të dy autokratë, po merren vesh në mënyrë feudale na kanë kthyer në mesjetë. Veç ka mbetur që djali i Thaçit të martohet me vajzën e Vuçiqit dhe të kthemi si përpara, në mesjetë. Shkuarja e Thaçit pa mandat është sulm mbi demokracinë dhe Republikën tonë”, kishte thënë Kurti./Periskopi/




















