Kosovë
Juristja Kusari: Mos publikoni emrat e personave të dyshuar dhe prekur nga Koronavirusi në Kosovë

Flutura Kusari, Juristja e të drejtës së disa mediave është shprehur në llogarinë e saj personale në Facebook se në asnjë formë nuk duhet të publikohen emrat e personave të dyshuar/prekur nga Koronavirusi.
Gjatë ditës së djeshme një gazetë kryeqytetase kishte alarmuar qytetarët se një i dyshuar “kishte simptoma të dukshme të Koronavirusit”. Periskopi kishte shkruar se qytetarët duhet të kishin kujdes nga raportimet e rreme, dhe se simptomat e Koronavirusit – tash i njohur si Covid-19 – në fakt nuk ishin të dallueshme nga ato të gripit të zakonshëm sezonal.
Megjithëse Periskopi ka pasur emrat edhe të disa prej të dyshuarve, nuk i ka publikuar ata asnjëherë.
Ky është postimi i plotë dhe i paredaktuar i znj.Kusari
Emrat dhe mbiemrat ose çdo informacion që do të çonte në identifkimin e personave të dyshuar/prekur nga Corona Virusi në asnjë mënyrë nuk bën me u publiku! #mediat #privatesi #etika




















