Kosovë
Presidenti Thaçi deklarohet pas takimit me Isa Mustafën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar pas takimit me kreun e LDK-së, Isa Mustafa.
Përmes një postimi në Twitter, Thaçi shkroi se janë pajtuar me ish-kryeministrin që të kenë një qëndrim të unifikuar në çështjet kryesore kombëtare.
“Takim i shkëlqyer pune me ish-kryeministrin dhe udhëheqësin e LDK-së, z. Isa Mustafa. Ne u pajtuam të kemi një qëndrim të unifikuar për çështjet kryesore kombëtare. I jam mirënjohës z. Mustafa dhe LDK-së që gjithmonë keni qenë konstruktiv në çështjet shtetndërtimit”, shkroi Thaçi. /Periskopi/




















