Connect with us

Uncategorized

Erdoğan kritikon trajtimin e refugjatëve nga autoritetet greke

Publikuar

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, shprehu kritika të ashpra për trajtimin e autoriteteve greke ndaj refugjatëve në kufirin turko-grek të cilët dëshirojnë të arrijnë në vendet evropiane, raporton Anadolu Agency (AA).

Duke folur në një eveniment në Stamboll me rastin e 8 Marsit-Ditës Ndërkombëtare të Gruas, presidenti turk tha se askush nuk po e ngre zërin kundër “akteve jonjerëzore” të Greqisë ndaj azilkërkuesve.

“Askush nuk po e dënon persekutimin e grave refugjate në kufirin turko-grek, të cilat qëllohen ose rrahen”, tha Erdoğan.

Presidenti i Turqisë Erdoğan tha se të hënën do të takohet në Belgjikë me zyrtarë të BE-së për të diskutuar situatën e azilkërkuesve në kufirin turko-grek.

Përkundër të gjitha grave dhe fëmijëve që kanë humbur jetën në Siri, tha Erdoğan, kësaj çështjeje nuk i është kushtuar vëmendja e nevojshme.

Ai tha se ekziston heshtje përballë vështirësive, abuzimit dhe vrasjes së grave në gjithë globin dhe kritikoi “hipokrizinë” e botës e cila feston Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

“Është hipokrizi që bota me ndërgjegjen e saj të ngurtësuar feston 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas”, deklaroi presidenti turk.

Duke folur për krizën në Siri, ai theksoi se qëllimi i Turqisë asnjëherë nuk ka qenë pushtimi ose aneksimi i territoreve siriane.

Lajme50 minutes ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni2 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri2 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme3 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni5 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri5 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme6 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme6 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë6 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

Lajme6 hours ago

Osmani pas emërimit të Fetait: Krijimi i një kanali paralel në Bruksel e dëmton diplomacinë shtetërore

Kulturë7 hours ago

Albi Qamili dhe Bilall Kasami mirëpresin Korab Shaqirin në komunën e Tetovës, sonte koncert në kuadër të “Verës Tetovare”

Maqedoni7 hours ago

Rrahje në ESM: Një e punësuar ka denoncuar se është sulmuar fizikisht nga kolegia e saj

NA NDIQ NË FACEBOOK