Connect with us

Kosovë

​Këshilltari i Thaçit: Kurti braktis Amerikën, orientohet kah Lindja

Publikuar

Këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami ka thënë sot se kryeministri Albin Kurti po e drejton Qeverinë kah Lindja duke e braktisur SHBA-në.

Ai shkruan në Facebook se Qeveria Kurti po frikësohet dhe po ndikohet nga paranojat dhe paragjykimet ndaj SHBA-së.

“Meqë keni braktisur Amerikën dhe jeni orientuar kah Lindja, ja disa shembuj që mund të jenë të vlefshëm: Gjatë negociatave për statusin e Kosovës që u mbajtën në Vjenë, Rusia, si armiku më i madh i Kosovës dhe i Amerikës, u bë pjesë e procesit pa e paragjykuar fundin e tij. Ata, gjatë gjithë kohës u përfshin në negociata, deri kur, në një ditë të bukur, Marti Ahtisaari propozoi pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Ai ishte momenti kur Rusia braktisi negociatat. Pjesa tjetër është histori”, shkruan Behrami.

Postimi i plotë:

Meqë keni braktisur Amerikën dhe jeni orientuar kah Lindja, ja disa she mbuj që mund të jenë të vlefshëm:

Gjatë negociatave për statusin e Kosovës që u mbajtën në Vjenë, Rusia, si armiku më i madh i Kosovës dhe i Amerikës, u bë pjesë e procesit pa e paragjykuar fundin e tij. Ata, gjatë gjithë kohës u përfshin në negociata, deri kur, në një ditë të bukur, Marti Ahtisaari propozoi pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën. Ai ishte momenti kur Rusia braktisi negociatat. Pjesa tjetër është histori!

Sot, mbi një dekadë më vonë, kemi një Qeveri në Kosovë, e udhëhequr nga paranoja dhe paragjykimet, që dëshiron të bëjë të kundërtën. Qeveria Kurti frikësohet të hyjë në një proces nga i cili mund të dalë sa herë që mendon se interesat e Kosovës po shtypen nga Amerika e tyre imperialiste!

Kështu, kjo Qeveri ka zgjedhur rrugën e gjatë, të mundimshme në kërkim të tokës së bekuar, e cila duhet të jetë e mbushur përplot sakrificë, mund dhe vetëmohim. Një rrugë që e kundërshtojn ë të gjithë, por ku mendimi largpamës i Mesias është më i vlefshëm se ofshamat e kuazi pro-amerikanëve!

Një rrugë që duhet shkelur, edhe me kushtin që Kosova, në fund të saj, mund të mbesë me një grusht njohjesh, e izoluar nga mobiliteti social në BE, pa fuqi punëtore, pa anëtarësim në NATO dhe në konfrontim të rrezikshëm me Amerikën!

Një rrugë e mjegulluar, me shikueshmëri prej dy metrash, por pa vizion dhe real politikë!

Lajme1 hour ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri3 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme4 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni5 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni8 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK