Connect with us

Kosovë

6 të vdekur dhe 29 të humbur nga shembja e hotelit që përdorej si karantinë për koronavirusin

Publikuar

Të paktën gjashtë persona kanë vdekur dhe 28 rezultojnë të humbur pas shembjes së hotelit që përdorej si karantinë për personat e prekur nga koronavirus u shemb në qytetin kinez Quanzhou.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë akoma punën për të gjetjen e personave që kanë mbetur nën gërmadhat e hotelit 5 katesh që u shemb të shtunën.

Nga 71 persona të bllokuar, fillimisht u shpëtuan 38 persona, tha një deklaratë për mediat Ministria e Menaxhimit të Emergjencave.

Ndërkohë akoma nuk dihen se çfarë e shkaktoi shembjen e hotelit, raporton BBC.

Hoteli është inaguruar në qershor të 2018-s dhe ka një kapacitet prej 80 dhomash.

Kina ndryshe është shteti ku edhe ka lindur e është përhapur virusi “Covid-19”, që tanimë ka përfshirë edhe një pjesë të Evropës.