Sport
ZYRTARE: Calvert-Lewin rinovon kontratën me Everton

Dominic Calvert-Lewin ka vënë firmën e tij mbi kontratën e re me skuadrën e Everton, transmeton lajmi.net.
Lojtari do të jetë pjesë e skuadrës nga qyteti i Liverpulit edhe për pesë vite të tjera.
Lajmin e ka konfirmuar edhe faqja zyrtare e Everton.
Lewin ka kaluar një formë të jashtëzakonshme këtë edicion dhe është në mesin e lojtarëve që mund të ftohen për Euro 2020 nga selektori Gareth Southgate.
Lojtari është shprehur shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes me skuadrën e Everton. /Lajmi.net/


















