Kosovë
Qeveria miraton programin qeverisës për tri vjetët e ardhshme

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka aprovuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.
Kryeministri, Albin Kurti tha se programi i tyre bazohet në marrëveshjen e koalicionit qeverisës dhe pasqyron prioritetet themelore të Kosovës. Ai tha se deri më datën 13 mars do të sillet plani i punës për vitin 2020-2020.
“Programi qeverisës duhet të pasohet me planin e punës me një mori masash që do të ndërmarrin dhe afatet kohore. Kjo paraqet edhe bazën e legjislacionit në të cilën në ditët më vijim do t’i dërgohet Kuvendit”, tha ai.
Qeveria po ashtu, në mbledhjen që është duke u mbajtur ka miratuar koncept-dokumentit për reduktimin e barrës administrativë, reduktimin e burokracisë.
Derisa është miratuar edhe marrëveshja për heqjen reciproke të vizave hyrëse për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe zyrtare ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Pakistanit





















