Connect with us

Kulturë

Gruaja e Rakitic akuzon trajnerin e Barcelonës

Publikuar

Raquel Mauri, gruaja e Ivan Rakitic ka kërkuar respekt për bashkëshortin e saj.

Ajo ka ka publikuar në profilin e saj në Instagram një artikull të Manu Carreno, gazetare e Cadena SER, në lidhje me lënien përsëri në stol të burrit të saj në ndeshjen që Barça luajti kundër Inter-it në Champions League.

“Megjithatë, nuk demoralizohesh, je një shembull urtësie dhe profesionalizmi. Për të gjitha këto të dua, je i madh dhe askush nuk mund ta ndryshojë këtë”, ka shkruar Raquel.

Lojtari nuk bën më pjesë në planet e Eernesto Valverde-s, që e ka aktivizuar vetëm një herë si titullar. Kroati ka luajtur 5 ndeshje në total në të gjitha kompeticionet.

NA NDIQ NË FACEBOOK