Connect with us

Kosovë

Portali pro qeveritar publikon marrëveshjen për autostradën Prishtinë – Beograd

Publikuar

Është publikuar dokumenti i dy marrëveshjes së arritur në Berlin në mes Kosovës dhe Serbisë për autostradat.

Në marrëveshjen e nënshkruar theksohet se autostrada do ta lidhë Prishtinën dhe Beogradin përmes pikës kufitare Mendarë, e cila pastaj përmes qytetit të Nishit, do të arrijë deri në Beograd.

“Duke implementuar këtë iniciativë, provizionet që përbëjnë strukturën ekzistuese ndërkombëtare, do të zbatohen, gjithashtu edhe ato të përcaktuara në marrëveshjet dhe rregullimet të vendosura brenda Bashkimit Europian.”, thuhet në mes tjerash në këtë letër interesi.

Kjo letër e interesit është nënshkruar nga Ramë Qupeva, drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Rrugore në Ministrinë e Infrastrukturës.

Ndëonëse ka më më shumë se 1 muaj që kur janë nënshkruar këto marrëveshje në mes Kosovës dhe Serbisë, ato nuk janë bërë publike. I vetmi medium që ka siguaruar çasje në to, del të jetë mediumi i afërt me Qeverinë e Kosovës, kallxo.com