Connect with us

Kosovë

Insiston gazetari britanik Tim Judah: Diçka po ndodhë prapa skene, reagon Vlora Çitaku

Publikuar

Në Twitter, ka vazhduar përplasja mes ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitakut dhe gazetarit britanik si dhe njohësit të zhvillimeve në Ballkan, Tim Judah.

Ky i fundit ka shkruar se “Këtë mëngjes unë shkrova se gjërat në lidhje me Kosovën mund të jenë duke iu afruar përfundimit. Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku shkroi se unë e kisha gabim. Pastaj ajo u dorëhiq. Jo e lidhur natyrisht, por ka shumë gjëra që po ndodhin prapa skene”.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i ambasadores Çitaku, e cila i ka replikuar gazetarit Judah.

“I dashur Tim, krejtësisht e palidhur, dhe asgjë nuk ndodh prapa skenave. Ju lutemi ndaloni përhapjen e konfuzionit dhe panikut”, ka shkruar Çitaku.

Ndryshe gazetari britanik Judah, në një postim të bërë dje në Twitter, shkroi se Richard Grenell dhe njerëzit e presidentit Donald Trump dëshirojnë të lëvizin shpejt në një marrëveshje të madhe ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nxiti reagimin e ambasadorit Grenell e po ashtu të ambasadores Çitaku.

 

 

 

NA NDIQ NË FACEBOOK