Connect with us

Kosovë

Cila është lidhja në mes të Kadri Veselit dhe Raif Qelës?

Publikuar

Pothuajse asnjë takim me qytetarë dhe me struktura të PDK-së në gjithë territorin e Mitrovicës, kryetari i PDK-së Kadri Veseli nuk është duke e bërë pa veprimtarin mitrovicas, Raif Qela.

Burime të Gazetës Online Veriu.info, mësojnë se ata kanë një lidhje të hershme, ngase kishin qenë bashkëveprimtarë të ilegales qysh tre dekada më parë.

Prandaj si në fushatën e vitit 2014, në çdo takim edhe në këtë fushatë lideri i PDK-së Kadri Veseli, Raif Qelën është duke e prezantuar si bashkëveprimtar të tij. Madje personalisht ai ka insistuar që Raif Qela të jetë në listën e kandidatëve.

Prej vitit 1990 e deri në vitin 1993 kur edhe u burgos për herë të pestë, Raif Qela ishte bashkëveprimtar i Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit në organizatat ilegale të asaj kohe, bëjnë të ditura burime të gazetës.

Raif Qela gëzon një autoritet të padiskutueshëm në qytetin ku u lind dhe u rrit, në Mitrovicë.

Në zgjedhjet e vitit 2014 Raif Qela ishte ndër deputet më të votuar, me gjithsejtë 15 026 vota të fituara. Përveç Mitrovicës ai kishte marr mbështetje edhe në qytete tjera, pothuajse në gjithë Kosovën.

Gjatë mandatit të parë 2014-2018 si deputet i Kuvendit të Kosovës Raif Qela ka dhënë kontribut të madh në miratimin e “Ligjit për Trepçën “dhe krijimin e kushteve për vazhdimin e punës së Ferronikelit. Gjithashtu, është angazhuar shumë për çështjen e shqiptarëve të dëbuar me dhunë nga veriu i Mitrovicës.

 

Shqipëri8 minutes ago

Balla poston foton e Shehajt në aeroport: Po ikën për pushime në Itali pasi u vetëshpall lider i protestës kundër resortit në Zvërnec

Lajme1 hour ago

“Nga Institucionet amerikane më është thënë se qeveria Kurti atyre u ka thënë se Lidhja me Amerikën, me gazin amerikan e dëmton sigurinë nacionale të Kosovë’’, Vjosa Osmani

Maqedoni2 hours ago

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Shkup

Shqipëri3 hours ago

Protestuesit rikthehen në rrugë të shtunën, tubime për Zvërnecin në disa qytete!

Lajme4 hours ago

Anëtarja e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së Flutura Beka Kamberaj në mbështetje të plotë të kandidatit Naim Hajra me numër 85

Maqedoni5 hours ago

Toshkovski: Prespa po bëhet me vendkalim të ri kufitar drejt Greqisë

Shqipëri6 hours ago

“Topi është në fushën e Trumpit”, Teherani: Negociatat me SHBA në ngërç!

SKENA7 hours ago

Luiz Ejlli i bashkohet protestës në Tiranë, mesazhi i tij po bën xhiron e rrjetit

Lajme7 hours ago

“Konjufca doli keq në debat sepse çështjet ishin të pambrojtshme”, Ymeri: Ismaili dhe Kica-Xhelilin si më të mirët në debat

Maqedoni8 hours ago

Bytyqi: Nëse nuk anëtarësohemi në BE deri në vitin 2030, Maqedonia rrezikon të mbetet me më pak se 1 milion banorë

Shqipëri9 hours ago

Aksident i rëndë në Fier-Vlorë, përplaset për vdekje një person

Lajme10 hours ago

Vjosa Osmani ‘dridh’ sheshin në Prishtinë: Projektuan fundin tonë, por LDK po kthehet më e fortë se kurrë

NA NDIQ NË FACEBOOK