Connect with us

Kosovë

Tha se mbrëmë u arrit një marrëveshje e madhe mes Kosovës dhe Serbisë, Çitaku e quan Tim Judan spekulant

Publikuar

Vlora Çitaku, ambasadorja e Kosovës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), është futur në debatin në, mes të Dërguarit Special për dialogun për Kosovë – Serbi, nga Donlad Trump, Richard Grenell dhe gazetarit dhe analistit, britanik, Tim Judah.

Çitaku i ka reaguar Judës, në Twitter, duke i thënë spekulant, pasi që ky i fundit tha se në takimin e mbrëmshëm në Shtëpinë e Bardhë në mes të presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, është bërë një marrëveshje e madhe.

“Me gjithë respektin Tim, cicërima juaj është plot spekulime. Unë nuk e di kush është burimi juaj, por unë mund t’ju them tani se është burim jo i besueshëm”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

“Me gjithë respektin për ty Tim, deklarata e juaj është shumë spekulative. Unë e di kush është burimi i juaj, por mund të ju them që tani se është një burim jo i besueshëm”, i ka reaguar Çitaku, Tim Judës.

Po ashtu edhe Grenelli i ka reaguar Judës duke i thënë se ju nuk dini çfarë po flisni, shkruan Gazeta Insajderi.

“E gabuar, ju nuk po e dini çfarë po flisni. Askush nuk është duke u ngutur dhe nuk ka asnjë marrëveshje madhështore, jeni duke spekuluar”, thuhet në reagimin e Grenellit.

Juda kishte shkruar se në Shtëpinë e Bardhë është bërë një marrëveshje madhështore në mes të Thaçit dhe Vuçit.

“Ne mund të jemi duke u afruar në një ngërç në procesin e dialogut Kosovë – Serbi, pas takimit të djeshëm në mes Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiq. Njerëzit si Richard Grenell dhe Trump dëshirojnë të kenë sa më shpejt një marrëveshje madhështore”, ka shkruar Juda në Twitter.

NA NDIQ NË FACEBOOK