Sport
Arteta e pranon: Mund të detyrohemi të shesim Aubameyang, Lacazette & të tjerët

Frika e trajnerit të Gunners është se eliminimi nga Liga e Evropës ka të ngjarë të ketë pasoja të rënda financiare.
Dhe ai mund të detyrohet të shesë disa prej yjeve të tij kryesorë për të kompensuar mungesën e parave të gatshme, me të ardhmen e Pierre-Emerick Aubameyang, Alexandre Lacazette, Bukayo Saka, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi – të gjithë në dyshim, transmeton lajmi.net.
Arteta e di se klubi thjesht nuk mund të lejojë të humbasë kualifikimin evropian për herë të parë që nga viti 1995.
Ai tha: “Dëmi i shkaktuar nga klubi që nuk është në Ligën e Kampionëve është me të vërtetë i madh”.
“Ndikimi financiar është i madh sepse Arsenali është i strukturuar të jetë në Ligën e Kampionëve”.
“Ndërsa mund të jeni jashtë tij për një vit ose dy vjet, pas kësaj ju duhet të filloni të merrni vendime të mëdha”.
“Ne do të duhet të marrim vendime në lidhje me lojtarët në varësi të skenarit ku e gjejmë veten, pavarësisht nëse jemi në Ligën e Kampionëve, në Ligën e Evropës apo fare. Të shohim çfarë do të ndodhë, por mund të detyrohemi për të bërë gjëra që nuk duam”, përfundoi Arteta. /Lajmi.net/






















