Sport
Presidenti i Hoffenheim reagon ndaj protestave, i quan idiotë tifozët e Bayern

Tifozët e Bayern Munich dje kishin ndërprerë takimin mes Hoffenheim dhe Bayern, kur kishin kaluar 78 minuta lojë.
Ata zbuluan pankarta kundër Dietmar Hopp, presidentit të Hoffenheim, duke e quajtur atë “bir bushtre”.
Pas këtyre ngjarjeve ka reaguar edhe Hopp, i cili i ka quajtur idiotë tifozët bavarezë.
“Nëse do ta dija se çfarë ata idiotët donin nga unë, do të ishte më e lehtë për tu kuptuar” ka thënë Hopp, transmeton lajmi.net.
“Nuk mund ta shpjegoj pse ata ishin kundër meje. Më kujtonin kohë të errëta. Nuk dua të flas për ata njerëz. Është e pakuptimtë. Ata jetojnë në një botë tjetër. Nuk dua dhe nuk mund të flas për ta. Nuk di çfarë t’iu them atyre” ishin fjalët e presidentit të Hoffenheim.
Pas ngjarjeve të shëmtuara, Karl Heinz Rummenigge dhe Hansi Flick kanë kërkuar falje në emër të Bayern Munich, duke u shprehur se ndihen të turpëruar. /Lajmi.net/






















