Kosovë
Krasniqi: Vjosa Osmani nuk është për kryeministre, as rojës tek dera e DASH’it nuk guxon me i thënë jo

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi ka thënë se e mbështet Ramush Haradinajn për kryeministër të Kosovës, transmeton Periskopi.
Krasniqi sonte në Pressing ka thënë se Vjosa Osmani nuk mund të udhëheqë me Qeverinë.
‘’Nuk është cka dinë por cka mundet. Vjosa edhe këta tjerët, as rojës tek dera e departamentit të Shtetit nuk guxojnë me i thënë jo. Ramushi është i vetmi njeri. Nëse Ramushi nuk bëhet kryeministër, ka me ra Qeveria, ka me u bë Republika Srpska’’
‘’Ramushi është serioz’’
‘’Në katër vitet e ardhshme, ai do të bëjë ndryshime në Qeveri’’/PERISKOPI/





















