Connect with us

Lajme

Tronditet Durrësi, burri vret gruan me levë hekuri në mes të ditës

Publikuar

Në Durrës, një burrë nka vrarë me armë të ftohtë gruan e tij 59 vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur pranë stacionit urban Durrës-Shkozet tek byrektoret përballë Pallatit të Sportit.

Top Channel mëson se Ruzhdi Tosuni dyshohet se ka vrarë me levë hekuri bashkëshorten e tij Hajdie Tosuni në dyqanin që tregton metrazhe.

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen, derisa ka njoftuar se autori i dyshuar i ngjarjes është arrestuar në flagrancë.

“Më datë 26.02.2020, rreth orës 11:35, në lagjen Nr. 12, Durrës, shtetasi R. T., 63 vjeç, banues në lagjen Nr. 7, Durrës, në dyqanin që tregton metrazhe, dyshohet se ka vrarë me levë hekuri, bashkëshorten e tij, shtetasen H. T., 59 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra”.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i policisë që po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

NA NDIQ NË FACEBOOK