Connect with us

Lajme

Vandalizohet statuja e Mbretit Zog në Tiranë

Publikuar

më

Statuja e Mbretit Ahmet Zogu në Tiranë është vandalizuar mëngjesin e sotëm nga persona ende të paidentifikuar.

Në bazën e statujës janë vendosur shkrime me bojë kundër figurës së Ahmet Zogut.

“Poshtë tradhtari”; “Spiun i serbit”, ndërsa kërkohet që të vendosen statujat e Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe të Bajram Currit.

Statuja e Ahmet Zogut u vendos nga autoritetet shqiptare në vitin 2012 në bulevardin me të njëjtin emër në Tiranë/A2CNN.

NA NDIQ NË FACEBOOK