Connect with us

Kosovë

Lladrovci bashkon Rudarin e Bulliqin: Tregon se kush do t’i fitojë zgjedhjet në Podujevë

Publikuar

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka vendosur që dy kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, atë të LDK’së Nexhmi Rudarin dhe atë të VV’së, Shpejtim Bulliqin, t’i bëjë bashkë, për t’ia shtrënguar dorën njëri tjetrit.

Lladrovci ka marrë iniciativën që këta të dy kundër-kandidat të përshëndetin njëri-tjetrin, në tribunat e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujeve, ku të tre ishin duke shikuar ndeshjen mes Llapit dhe Feronikelit.

Lladrovci në fund thotë se e para në zgjedhje do të dal LDK’ja, pas PDK’së, e cila për zgjedhjet në komunën e Podujevës, ka dalë me kandidatin Naim Fetahu, transmeton Gazeta Metro.

Komuna e Podujevës do të zhvillojë zgjedhjet më 15 mars, pasi që ish-kryetari Agim Veliu pranoi detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme në Qeverinë e re.

​Lladrovci bashkon Bulliqin dhe Rudarin, tregon kush i fiton zgjedhjet në Podujevë

Ramiz ​Lladrovci bashkon Shpejtim Bulliqin dhe Nexhmi Rudarin, tregon kush i fiton zgjedhjet në Podujevë (Video)Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili ishte në tribunat e stadiumit “Zahir Pajaziti” në Podujevë ku po zhvillohej ndeshja në mes Llapit dhe Feronikelit, ka marrë një iniciativë që dy kandidatët për kryetar të Komunës së Podujevës, t’ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit.Ai ka ftuar kandidatin e LDK-së, Nexhmi Rudarin dhe atë të VV-së, Shpejtim Bulliqi që ta përshëndetin njëri-tjetrit.Lladrovci në fund thotë se e para në zgjedhje do të dal LDK-ja, pas PDK-së, e cila për zgjedhjet në komunën e Podujevës, ka dalë me kandidatin Naim Fetahu.Komuna e Podujevës shkon në zgjedhje pasi që Agim Veliu u bë ministër i Punëve të Brendshme. Zgjedhjet do të mbahen me 15 mars.

Gepostet von Podujeva Vendlindja Ime am Samstag, 22. Februar 2020

NA NDIQ NË FACEBOOK