Kosovë
Haradinaj: Kurti ju filozofoi në Munih, ju mbajti veç ligjërata

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj sonte në Debat Plus ka komentuar edhe pjesëmarrjen e Albin Kurtit si kryeministër i ri në samitin e Munihut, ku ishte edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, transmeton Periskopi.
Meqenëse bëri bujë fjalimi i Kurtit në atë takim, Haradinaj thotë se kryeministri veç ju ka filozofuar atje.
‘’Kurti ju ka filozofu atje, ju ka mbajt ligjërata. Ato janë të paarsyeshme sido që të jetë’’, ka thënë Haradinaj.
”Diskutime të tilla nuk pranohen mirë si ë tilla. Kurti është dasht me ju thanë që e kam një lajm të mirë dhe se Kosova është e gatshme për kontratën finale dhe normalizimin e marrëdhënieve tregtare. Po kërkojmë njohje dhe mobilizim të tyre për përmbylljen e njohjeve’’.
Një ndër deklaratat klishe të Kurtit në Munih ishte edhe se ‘Serbia së pari duhet të çlirohet nga Kosova’, e cila ishte përdorur shumë moti edhe nga ambasadorja Vlora Çitaku/PERISKOPI/




















