Kosovë
Limaj: Albini t’ju kërkojë falje njerëzve që i nxorri në rrugë për flamurin ‘lara-lara’

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti t’u kërkojë falje të rinjve që ka nxjerr në rrugë kundër flamurit “lara-lara” e Pakos së Ahtisarit.
“Ndryshimin nuk mund të ia mohosh askujt, por duhet me mirëprit. Mirëpo, kur ju bëni një transformim të tillë, së paku duhet t’u kërkoni falje njerëzve që i ka nxjerrë në rrugë për flamurin ‘lara-lara’. Deri vjet të njëjtit deputetë nuk e kanë respektuar himnin dhe flamurit. Ndryshimi do të duhej me ndodhë në opozitë. Është hipokrizi sjellja e tyre. Flamurin dhe shtetin nuk mund ta duash vetëm kur je në pushtet. Albini deri sot ka mohuar çdo gjë që është bërë në këtë vend. Refuzim, asnjë forme të bashkëpunimit. Kjo që po bën Albini sot është vardisje, pas Hashimit dhe Kadrisë. Albini ka me ia marrë PDK-së, Hashimin. Kurti do t’i shkojë prapa presidentit, sepse kështu ës htë përcaktuar me Kushtetutë. Ramushit i thoshte kryeministër me qira. Haradinaj s’ka qenë kryeministër me qira. Tash në mund t’i themi se a je kryeministër me qira i LDK-së, Listës Serbe dhe minoriteteve”, ka theksuar Limaj dhe ka shtuar se Kurti është votuar vetëm nga një e katërta e qytetarëve të Kosovës.
Ai po ashtu ka deklaruar se ardhja në pushtet e Kurtit është zhvilluar përmes dy kauzave. E para ka qenë ajo nacionale, të cilën e ka shfrytëzuar deri në momentin kur e ka parë që nuk i ec më dhe pastaj ka filluar me atë sociale.
Ai po ashtu ka pohuar se nuk mund të flet për reciprocitetin, pasi ende nuk ka parë qëndrimin kryeministrit. “Çka është reciprociteti ekonomik, tregtar dhe politik u në e di, por dua të shi se si e prezanton atë kryeministri. Sepse për taksën një qeveri ka ra. Haradinaj e ka mbrojtur qëndrimin e tij për taksën”.
Limaj ka pohuar për Kurtin se është kryeministri i vendit, të cilin nuk do ta quajë kurrë kryeministër me qira.




















