Sport
NBA ‘All Star’: Adebayo fiton garën për ‘aftësitë e përziera’

Pas triumfit të Derrick Jones JR në ‘Slam Dunk Contest’, radha ishte për një triumf të Bam Adebayo, shkruan lajmi.net.
Adebayo arriti të fitonte kontestin për ‘aftësitë e përziera’ (Skills challenge), duke mposhtur Spencer Dinwiddie, Pascal Siakam e Domantas Sabonis.
Gjiganti i Miami Heat befasoi të gjithë me aftësitë e tij në driblim, pasim dhe gjuajtje nga distanca.
Adebayo u tregua i saktë nga gjuajtja për tri pikë qysh në tentimin e parë, në kontestin final me Sabonis.
Çmimi i fituar sonte sigurisht se do të jetë motiv shtesë për Adebayon e Miami Heat. /Lajmi.net/






















