Sport
Messi në telashe me golat – ecuria më e dobët e tij në gjashtë vitet e fundit në La Liga

Ylli argjentinas i Barcelonës po jep kontributin e tij në fitoret e Barcelonës duke asistuar për shokët e skuadrës, por vet nuk po shkund rrjetën e kundërshtarëve.
Lojtari më i mirë në botë është në ecurinë e tij më të dobët në gjashtë vitet e fundit në La Liga, sa i përket shënimit të golave.
Messi ka katër ndeshje pa shënuar gol, dhe në një situatë më të keqe ishte vetëm në janarin e vitit 2014, përcjell lajmi.net.
Asokohe, Messi nuk shënonte për tetë ndeshje radhazi.
Përkundër kësaj krize të golave, Messi numëron 14 gola në 19 ndeshje në La Liga, duke përfshirë dy het-trike kundër Mallorca dhe Celta Vigo. /Lajmi.net/





















