Lajme
Erion Veliaj nderon Nexhmije Pagarushën me një park me 100 pemë në Tiranë

Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, ka tubuar sot disa nga miqtë më të mirë të këngëtares së ndjerë, Nexhmije Pagarushës, për ta nderuar atë në mes kryeqytetit shqiptar.
Tirana i ka kushtuar një kopsht me emrin e artistes te Parku i Liqenit, njofton Klan Kosova.
Për këtë Veliaj tha se është një kënaqësi që i përmbushi një amanet të sajin, pasi ajo i donte shumë pemët.
“Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit 

Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopsht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.
Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.
”, ka shkruar ai në Facebook.
Ndërkaq, nga Prishtina udhëtuan një grup artistësh si Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Violeta Kukaj e të tjerë.
Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit
Kopshti “Nexhmije Pagarusha” te Parku i Liqenit
Nuk ka kënaqësi më të madhe se t’i kushtosh një kopësht me 100 pemë artistes së madhe kosovare, e këto pemë t’i mbjellësh së bashku me kolegët e saj artistë.
Sot përmbushëm edhe një amanet të sajin, se pemët i donte kaq shumë.
Publiée par Erion Veliaj sur Samedi 15 février 2020




















