Kosovë
Policia e konfirmon vetëvrasjen në Istog

Istogu është tronditur nga një rast që ka ndodhur paraditen e sotme.
Një femër i ka dhënë fund jetës në rrethana misterioze, shkruan Periskopi.
Rastin e ka konfirmuar për Periskopin. zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
‘’Sot rreth orë 10.00, Policia është informuar se në rrugën ‘’Ibrahim Rugova’’ në Istog në një banesë është gjetur një person pa shenja jete. Mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e viktimës e cila i përket vitit të lindjes 1987. Rasti cilësohet si hetim i vdekjes dhe trupi është dërguar për obduksion’’, tha Rugova.
Sipas informatave që posedon Periskopi, e ndjera është A.G për të cilën qytetarët e Istogut e kanë lajmëruar Policinë./Periskopi/




















