Lajme
Ambasadorja Kim takon ministren Spiropali: Shqiptarët presin rezultate për reformën zgjedhore

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka takuar Ministren e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali.
Siç bëhet e ditur në një njoftim për media të ambasadës amerikane në Twitter theksohet se Kim nxiti Spiropalin që të shfrytëzojë ritmin e tanishëm për të përfunduar reformën zgjedhore dhe nënvizoi se “shqiptarët prisnin që tryeza e negociatave të prodhonte rezultate”, transmeton Klan Kosova.






















