Lajme
Shtatë persona të vdekur nga stuhia “Ciara”

Të paktën shtatë persona kanë vdekur në të gjithë Europën pas stuhisë “Ciara”, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.
Erërat e shumta në Poloni kanë shkatërruan çatinë e një dyqani duke lënë të vdekurr një grua bashkë me dy vajzat e saj.
Një burrë ka vdekur pasi varka e tij u përmbyt në jug të Suedisë. Ndërsa personi tjetër që ishte në bord mbetet i zhdukur.
Dy persona të tjerë kanë vdekur në veturat e tyre- njëri në Gjermani ndërsa tjetri në Slloveni.
![]()
![]()





















