Kosovë
Pas LDK-së, Fiknete Bejta braktis edhe AAK-në

Fiknete Bejta nuk është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Ish-anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës që kishte aderuar në AAK, është larguar edhe nga partia e Ramush Haradinajt.
Bejta ka publikuar në Facebook se është asambleiste e pavarur në Komunën e Prishtinës.
Ftohja e raporteve me AAK-në ishte vërejtur së fundmi nga disa postime në Facebook të Bejtës, përmes të cilave kritikonte partinë që ishte pjesë e saj./Periskopi/






















