Connect with us

Ndryshe

E FRIKSHME: Mjeku që ekspozoi epideminë SARS-in është vënë nën arrest shtëpiak nga Kina

Publikuar

Kirurgu i Ushtrisë Kineze që kishte ekspozuar shtetin e tij pas gënjeshtrave mbi epideminë e SARS-it [sindromi i rëndë akut i frymëmarrjes] në vitin 2003 është vënë nën arrest shtëpiak që nga viti i kaluar, sipas miqve dhe familjarëve të saj.

Fati i 88 vjeçarit Jiang Yanyong, një gjeneral në pension i Ushtrisë Çlirimtare Popullore, mori vëmendjen e botës pasi një mjek sinjalizues ngjashëm si ajo, Li Wenliang, që ekspozoi koronavirusin e ri, vdiq të premten e kaluar në moshën 34 vjeçare.

Gruaja e tij, Hua Zhongwei, konfirmoi se ai po mbahej në shtëpinë e tij. “Atij nuk i lejohet që të ketë kontakt me njerëzit jashtë. Është në shtëpi. Nuk ka asnj mjet për të komunikuar,” tha ajo. “Shëndeti i tij është mirë. Por nuk është në gjendje të mirë mendore. Ai nuk është shumë mirë.”

Ajo tha se ai kishte vuajtur nga pneumonia dhe ishte trajtuar në spital vitin e kaluar.

Një tjetër mik i mjekut tha: “Nuk e kemi parë atë prej shumë kohësh, dhe nuk mund as ta kontaktojmë. Kemi dëgjuar se truri i tij është prekur në mënyrë të rëndë.”

Jiangu ka kërkuar më shumë se një herë që të rivlerësohet lëvizja e Tiananmenit pro demokracisë, e cila ishte shtypur në mënyrë brutale para 31 vitesh.

Ai ishte bërë hero kombëtar duke ekspozuar gënjeshtrat e qeverisë për epideminë e SARS-it në vitin 2003. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK