Connect with us

Sport

Abidal: Rikthimi i Neymar do të ishte përfitim për Barcelonën

Publikuar

Drejtori sportiv i Barcelonës, Abidal, ka folur edhe lidhur me merkaton e ardhshme të Barcelonës.

Emri i lakuar që tërhoqi vëmendje të madhe ishte ai i Neymar JR, i cili aktualisht luan me skuadrën e Paris Saint Germain.

“Unë pajtohem plotësisht” ka thënë Abidal, i pyetur për rikthimin e Neymar në ‘Camp Nou’, transmeton lajmi.net.

“Quique do të ishte krenar të trajnonte një lojtar si Neymar dhe të tjerët që janë të atij niveli” ka shtuar francezi.

Abidal ka pushtuar rubrikat e sportit në mediet evropiane, pas deklaratave të fundit, të cilat nuk i pëlqyen Lionel Messit. /Lajmi.net/