Shëndetësi
Studimi historik mund të ndryshojë tretmanet e kancerit

Më shumë se një mijë shkencëtarë kanë ndërtuar pamjen më të detajuar të kancerit që është bërë ndonjëherë, në një studim historik.
Ata thanë se kanceri ishte si bashkimi i një figure nga 100,000 copë dhe se deri më sot 99% e copave mungonin.
Studimi i tyre, i botuar në revistën Nature, japin një panoramë pothuajse të plotë të të gjitha llojeve të kancererit.
Kjo mundëson që trajtimi të përshtatet me tumorin unik të secilit pacient, ose të krijojë mënyra të reja për të diagnostifikuar kancerin më herët.
Analiza Pan-Kancerore e Konsorciumit të të gjitha gjenomeve ka analizuar të gjithë kodin gjenetik të 2,658 kancereve.





















