Connect with us

Kosovë

Themelorja pezullon hetimet ndaj Konjufcës e Sveçlës me shokë

Publikuar

Gjykata Themelore në Prishtinë, i ka pezulluar hetimet për disa nga anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, duke përfshirë edhe nënkryetarin Glauk Konjufca një ditë pas ardhjes në krye të Qeverisë së Kosovës, shkruan Periskopi.

Ata akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it, të bërë gjatë viteve 2011-2012.

Njëri prej të akuzuarve, ish-aktivist i Vetëvendosjes, Rron Gjinovci, ka publikuar vendimin për pezullim të rastit, në të cilin akuzoheshin për rrotullimin e xhipave të EULEX-it.

Të akuzuar përveç Konjufcës dhe Gjinovcit, kishin qenë edhe Xhelal Sveçla, Sali Zyba dhe disa persona të tjerë.

Ky është aktvendimi:

NA NDIQ NË FACEBOOK