Lajme
Oferta e fundit e ASH-së për koalicion trepalësh eliminon Lëvizjen BESA

Oferta e fundit për koalicion trepalësh që Aleanca për Shqiptarët ua ka dërguar Alternativës dhe Lëvizjes BESA lidhur me përpilimin e listave për deputet nga këto parti që pritet të garojnë në zgjedhjet e 12 prillit, shihet qartë se favorizoget dukshëm Alternativa dhe anashkalohet Lëvizja Besa.
Nga një dokument që ka siguruar Zhurnal.mk vërehet se Aleanca për Shqiptarët më shumë përparësi ju jep Alternativës se sa Lëvizjes BESA.
Oferta e ASH-së për njësinë zgjedhore nr 1 është që bartësi të jetë nga Alternativa.
Pashtu edhe në njësinë zgjedhore numër 2 Aleanca për Shqiptarët bartësin e listët ia ka deleguar Alternativës.
Ndërsa njësinë zgjedhore numër 5 dhe 6 bartësi do të jetë nga Aleanca për Shqiptarët.
Të dhënat e lartpërmendura janë ofertë e ASH-së drejtuar Alternativës dhe Lëvizjes BESA.

















