Lajme
Nga sot nisë ç’kapja e shtetit të Kosovës!

Pas më shumë se 3 muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve të parakohshme, Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, dhe Lidhja Demokratike e Isa Mustafës, më në fund kanë nënshkruar marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës në Kosovë, shkruan Botasot.
Qeveria e re menjëherë pritet që të ballafaqohet me probleme jo të lehta, kur dihet se Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka qëndruar në pushtet për më shumë se 12 vite, andaj, edhe ç’kapja e shtetit parashihet të jetë tejet e vështirë.
Përfaqësues nga Lidhja Demokratike e Kosovës konsiderojnë se nga e hëna në jetën politike dhe institucionale do të fillojë një faqe e re, e një qeverisje normale dhe të përgjegjshme.
Nga ana tjetër, njohësit e politikës në Kosovë janë të mendimit se ç’kapja e shtetit duhet të jetë ndër prioritet kryesore të kësaj qeverie, megjithëse, janë skeptik se kjo gjë do të arrihet.
Ndërsa, bëjnë me dije qeverinë në ardhje se nëse nuk e merr seriozisht ç’kapjen e shtetit si një kancer i shoqërisë, atëherë edhe rikthimi i PDK-së mendohet të jetë i pashmangshëm dhe edhe më i pamëshirshëm.



















