Connect with us

Kosovë

Pak para seancës, Albin Kurtit po i kërkohet Ministria e 13-të

Publikuar

Veton Berisha, deputeti egjiptian, ka bërë të ditur se do të takohen me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për koordinim për votimin e Qeverisë në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Ai ka thënë në një deklaratë për mediat se në parim janë pajtuar për ta votuar Qeverinë Kurti, por ka shtuar se kërkojnë të marrin përgjegjësi në qeveri.

“Do të kemi takim tani me Kurtin për të koordinuar për votimin e Qeverisë. Në parim e votojmë por e kërkojmë Ministrinë e 13-të”, ka thënë ai

Ai tha se komuniteti egjiptian ka kapacitete dhe pret që t’i besohet një ministri. Pavarësisht kësaj, ai tha se do ta votojë qeverinë.

”Vetëm sa erdhëm në Kuvend dhe sot po pritet me u dakorduar me z.Kurti, ta shohim a po pajtohen me kërkesat tona dhe me ofertën tonë. Është programi i qeverisë për zhvillimin e komunitetit, komunitetit egjiptian në këtë rast. Ne prej fillimit kemi thënë që jemi të interesuar të marrim përgjegjësi në qeveri që me marrë për herë të parë me pas komuniteti egjiptian një ministri, kemi kapacitete, kemi mundësi dhe po e shqyrtojmë këtë mundësi. Po shpresojmë që ministria e 13 që veçse ka dal në opinion me na u besua neve, për shkak që është e mundshme me kushtetutë dhe vetëm duhet vullnet politik”, tha ai.

Berisha tha se në parim janë për të votuar qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti, pasi shtoi se nuk janë për të penguar. Sa i përket asaj se a ka dakordim brenda grupit parlamentar 6+, Berisha tha se edhe brenda grupit ka përçarje, pasi të gjithë duan të marrin ministrinë që u takon komuniteteve.

Lajme56 minutes ago

Gërmimet në Zubin Potok, Musliu tregon për hulumtimin që e kishin bërë për rastin e zhdukjes së 23 intelektualëve të Mitrovicës

Maqedoni2 hours ago

VLEN: Bashkimi Jodemokratik për Dezintegrim po e çon vendin drejt rrënimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit

Shqipëri2 hours ago

Banorët akuzojnë autoritetet pas zjarreve në Francë: Na sakrifikuan për të shpëtuar vilat luksoze

Lajme3 hours ago

“Dy veta dyshohen – Është rrezik me u dëmtu procesi i hetimeve me reklamime”, Avokati Skender Musa: E rëndësishme të ruhen dëshmitarët

Maqedoni4 hours ago

​Aksion i MPB-së në të gjithë vendin: Sanksionohen dhjetëra shoferë që s’dhanë përparësi kalimi!

Shqipëri5 hours ago

Tensione në Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare iraniane ndalon tre cisterna nafte

Lajme6 hours ago

Rasti i 23 intelektualëve të zhdukur të Mitrovicës, Spahiu flet për ngjarjen: Nëse konfirmohen eshtrat, duhet të varrosen aty

Maqedoni7 hours ago

Shpëtohen 2 persona në Liqenin e Ohrit

Shqipëri8 hours ago

La trafikun e drogës për të punuar në ndërtim, shqiptarit i bëjnë atentat ish-shokët e grupit kriminal

Lajme8 hours ago

Bogovinasit, i përgjigjen Feti Abazit: “Yjet e folklorit, fëmijët me prindërit, rinia dhe mërgimtarët, ndriçuan stadiumin, me valle dhe hare”

Lajme9 hours ago

Apasiev sulmon VMRO-në pasi ministri Jeton Shasivari vendosi përdorimin e gjuhës shqipe në Ministrinë e Drejtësisë

Kosovë9 hours ago

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK’në, arrestimet e serbëve për kri*me lufte do të vazhdojnë

NA NDIQ NË FACEBOOK