Sport
Vedat Muriqi i uron mirëseardhje Hadërgjonajt duke e ftuar për kafe

Se djelmoshat e Kosovës kalojnë shumë mirë me njëri tjetrin ka vërtetuar edhe një postim i fundit në ‘Instagram’, nga llogaria e Vedat Muriqit, i cili ka postuar një fotografi me Florent Hadërgjonajn, që së fundmi është transferuar te Kasimpasa, skuadra nga Stambolli.
Duket se ditët e para në Stamboll për Hadërgjonajn nuk do të jenë të vështira, pasi aty për të do të jetë Muriqi.
Sipas fotografisë së publikuar, shihet si sulmuesi i Kosovës i ka dhuruar një mirëpritje të ngrohtë mbrojtësit të Kosovës, përcjell lajmi.net.

“Mireseerdhe Gjigi” ka shkruar Muriqi mbi fotografinë me Florentin.
Vedat Muriqi mbron ngjyrat e Fenerbahce dhe tashmë derbi i Stambollit mes Fenerit e Kasimpasa do të jetë interesant edhe për kosovarët, pasi tek dy skuadrat luan nga një anëtar i yni. /Lajmi.net/






















