Connect with us

Kosovë

LDK me vendim të papritur pas marrëveshjes me VV-në: Shkel historinë për t’u bërë me 8 nënkryetarë

Publikuar

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë një vendim mjaft të pazakontë duke i emëruar pesë nënkryetarë të tjerë në partinë e tij.

Prej sot, nënkryetarë të partisë nuk do të jenë vetëm Agim Veliu, Lutfi Haziri e Vjosa Osmani.

Këtyre treve u janë bashkuar edhe pesë emra të tjerë, të gjithë burra, dhe jo të gjithë të suksesshëm në zgjedhje.

Imri Ahmeti, kryetari i Lipjanit ka fituar pozitën e nënkryetarit, ashtu si kryetari i Pejës. Edhe Anton Quni nga Prizreni ka fituar këtë pozitë pas fitores në degën e kësaj partie në qytetin e lashtë, shkruan Periskopi.

Por, ajo që habit shumë është vendosja e Ismet Beqirit në këtë pozitë. Beqiri nuk ia doli madje as që të merrte votat për t’u bërë deputet në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës pas një rezultati tmerrësisht dëshpërues në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Kjo është e para heqë të kjo parti politike emëron aq shumë nënkryetarë. Ndërkohë, edhe kryetari i Istogut mori pozitën që e kishte pasur më herët, duke u bërë nënkryetari i tetë i kësaj partie.

Nuk dihet pse është marrë një vendim i tillë nga kjo parti politike që sapo nënshkroi marrëveshjen për qeverisje me VV-në. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK